Njollat kafe janë të njohura ndryshe si njollat e plakjes së lëkurës.
Pavarsisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtëme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.
Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, njollat e shtatzanisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.
>
Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.
Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë: kivi, limoni, portokalli, spinaqi, specat e kuq, bizelet, domatet, lulelakra dhe rrushi.