Çiljeta Xhilaga është shtatzënë? Ngrihen dyshimet e para pas fotove të publikuara

by admin

Çiljeta Xhilaga është shtatzënë? Në fakt këto dyshime kanë lindur së fundmi pas një video që këngëtarja ka realizuar në TikTok, ku vihen re disa kile më tepër tek ajo, sidomios në pjesën e barkut, i cili është mjaft i evidentueshëm me fustanin që mban veshur.

Kanë qenë komentuesit e shumtë që kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të Çiljetës me anë të komenteve të tyre. “Çiljetë je shtatzënë?”, “Duket si shtatzënë”, janë vetëm disa nga reagimet e ndjekësve në seksionin e komenteve.

Sigurisht, ky lajm mbetet akoma në kontekstin e aludimeve, do të na duhet të presim një reagim nga ana e Xhilagës.

Edhe më herët është përfolur për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, mirëpo ishte vetë ajo e cila i hodhi poshtë këto pretendime.

You may also like