Champions League/ “Baskët” sfidojnë Mbappe, “Bavarezët” kërkojnë fitoren në “mitikun” e “Shqiponjave”

by admin

Mund të thuhet se nuk është një ditë feste vetëm për çiftet. Mbrëmja e 14 shkurtit ka rezervuar dy përballje spektakolare, në kuadër të raundit të parë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku në fushë do të zbresin “gjigantë” të futbollit evropian, të cilët kanë mahnitur jo pak futbolldashësit me performancat e tyre, në fushën e blertë.

Kështu, në “Parc des Princes”, vendasit e Paris Saint-Germain do të presin “Baskët” e Real Sociedad, me këta të fundit që vijnë në këtë fazë si të parët nga grupet e Champions-it, ku rivalë kishin edhe nënkampionët e Evropës, Inter, ndërsa “Kuqeblutë” francezë ia dolën të renditeshin të dytët në grupin e “ferrit”, duke lënë jashtë një ekip me goxha histori, në këtë kompeticion, siç janë edhe “Kuqezinjtë” e Milan.

Përë këtë sfidë tekniku Luis Enrique u ka besuar më të mirëve, ku në sulm nuk ka sesi të mungojë “ylli” i ekipit, Kylian Mbappe, i cili do të mbështetet nga “fantazisti” francez, Ousmane Dembele. Porta do të “blindohet” nga Donnarumma, ndërsa në mesfushë përgjegjës për udhëheqjen e këtij reparti do të jetë talenti vendas, Warren Zaire-Emery, i cili pushoi në sfidën e fundit të kampionatit, ndaj Lille, vetëm për të qenë në formën e tij optimale kundër “Baskëve”.

Në krahun tjetër, tekniku Imanol Aguacil nuk ka sesi ta nisë lojë pas “Samurain Blu”, në majën e sulmit, Takefusa Kubo, me talentin japonez, i cili vetëm 2 ditë më parë nënshkroi kontratën e tij të re me klubin dhe është gatia t’ia shpërblejë. Tekniu spanjoll mbështet gjithashtu edhe te dyshja e mesfushës Mikel Merino e Martin Zubimendi, ndërsa në mbrojtje diferencën pritet ta bëjë, Le Normand.

Në përballjen tjetër të mbrëmjes, “Shqiponjat” italiane, te Lazio do të sfidojnë “Bavarezët” gjermanë të Bayern Munich, me “gjigantët” e Bundesliga, që i pret një përballje tjetër e vështirë në “ferrin” e “Stadio Olimpico”, stadium që ka treguar se di të “përulë” skuadra të mëdha e ndoshta përjashtim, nuk bëjnë as 6 herë fituesit e Champions League.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Mauricio Sarri ka vendosur t’i besojë “Legjionarit” të Kombëtares sonë në krahun e mbrojtjes, me shkodranin, Elseid Hysaj, që do ta nisë që nga minuta e parë, sfidën ndaj “Bavarezëve”. Protagonist pritet të jetë edhe “bomberi” italian, Ciro Immobile, i cili në repartin ofensiv do të mbështetet nga Felipe Anderson e Gustav Isaksen.

Ndërkaq, tekniku Thomas Tuchel i ka gati të gjithë, teksa do të tentojë të hedhë “pas krahëve”, humbjen e turpshme 3 me 0, nga “Aspirinat” e Bayer Leverkusen. Kane, Muller, Sane e Musiala janë të gatshëm të sulmojnë gjatë gjithë kohës portën e Provedel, ndërsa prapavija do të mbulohet nga Upamecano e Kim Min-Jae, me “shkatërruesin”, Joshua Kimmich, që do të jetë i vendosur para  tyre. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

PSG – REAL SOCIEDAD

LAZIO – BAYERN MUNICH

You may also like