Çfarë lanë pas përmbytjet, pamje apokaliptike nga Spanja

by admin
Spread the love

Banorët në Spanjë po përgatiten për më shumë shira të dendur në rajonet e goditura rëndë në Valencia dhe Castellon, gjë që paraqet një rrezik të ri për përmbytje masive.

Reshjet masive që goditën Spanjën këtë javë shkaktuan të paktën 158 viktima.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur numrin e personave të zhdukur, por thanë se ka “shumë”, pasi bilanci tragjik u rrit me rreth 60 vdekje të tjera të enjten.

Përveç jetëve të humbura, shirat e rrëmbyeshëm sollën shkatërrime në komunitetet në lindje të Spanjës pasi përmbytjet rrënuan ndërtesat, shkatërruan ura dhe grumbulluan mbeturina në rrugë.

Makinat u lanë nëpër rrugë dhe u grumbulluan njëra mbi tjetrën në qytetin Sedavi, afër Valencias, nga përmbytjet e dendura.

>

Njerëzit janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim me miqtë dhe familjen ose në strehimore emergjente.

Shërbimet hekurudhore janë pezulluar midis Madridit dhe Valencias pasi shinat ishin të mbushura me automjete ose mbeturina, të dëmtuara ose të shkatërruara plotësisht.

Punonjësit e urgjencës kanë ndihmuar në shpëtimin e të plagosurve dhe të moshuarve nga shtëpitë e përmbytura. Disa zona mund të arriheshin vetëm me helikopter pasi rrugët u bllokuan nga balta.

Komunitetet po llogarisin koston e shkatërrimit dhe kanë nisur pastrimin dhe heqjen e baltës dhe ujin nga shtëpitë, dyqanet dhe rrugët.

The post Çfarë lanë pas përmbytjet, pamje apokaliptike nga Spanja appeared first on American Eye.

You may also like