Çdo i treti fëmijë në Maqedoni jeton në varfëri

by admin
Spread the love

Mbi 120,000 fëmijë në Maqedoni ose 32.8 për qind e të gjithë fëmijëve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se shkalla e varfërisë tek fëmijët është 50 për qind më e lartë se tek popullsia e rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkalla e varfërisë tek fëmijët është rritur me 28 për qind në vitin 2015, në 32.8 për qind në vitin 2021, duke treguar se fëmijët po lihen jashtë zhvillimit ekonomik të vendit, bëjnë thirrje UNICEF.

Me rastin e 17 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare kushtuar zhdukjes së varfërisë, UNICEF shprehet i shqetësuar për këtë situatë në vend, duke konsideruar se fëmijët janë më të cenueshëm ndaj efekteve të varfërisë.

“Varfëria e fëmijëve prek të gjitha aspektet e jetës dhe mund të ketë pasoja gjatë gjithë jetës në zhvillimin fizik, njohës dhe social të fëmijëve dhe ka një kosto të lartë për kapitalin njerëzor dhe prosperitetin. Duke marrë parasysh këtë, me miratimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në vitin 2015, vendi u angazhua fort për të reduktuar me të paktën gjysmën e përqindjes së fëmijëve që jetojnë nën kufirin e varfërisë deri në vitin 2030”, thuhet në deklaratë e UNICEF.

UNICEF beson se investimet e pamjaftueshme në mbrojtjen sociale kanë kontribuar në mbulimin e pamjaftueshëm të vazhdueshëm të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING

>
-->



You may also like