Canalys: vivo dhe Huawei mundin Apple dhe kryesojnë tregun kinez të smartphone-ve në 2024

by admin

Canalys raporton se 2024 ishte një vit rimëkëmbjeje për tregun e smartphone-ve në Kinë. Në total u dërguan 285 milionë njësi, me rritje prej 4% krahasuar me një vit më parë.

Pesë vendet e para përfaqësohen kryesisht nga markat lokale, me përjashtimin e vetëm të Apple, në vend të tretë.

Vivo u bë lideri i ri i tregut, me 49.3 milionë njësi të dërguara, ndërsa Huawei është rimëkëmbur, duke lënë pas Apple, me rritje 37% nga viti në vit (në total, 46.0 milionë njësi të dërguara).

Apple, e cila ishte kompania e parë në vitin 2023, tani ka rënë në vendin e tretë, ndjekur nga Oppo dhe Honor.

Këto janë shifrat për të gjithë vitin 2024. Tremujori i katërt është zakonisht tremujori më i mirë për Apple, kur prezantohen modelet e reja të iPhone-ve, duke e renditur Apple në vendin e parë në këtë tremujor. Kjo ndodhi edhe këtë vit, po vetëm për pak.

>

Apple dërgoi 13,1 milionë njësi në tremujorin e katërt 2024, ose 25% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023. vivo e Huawei (me rritje përkatësisht prej 14% dhe 24%), lanë pas Apple – të dyja dërguan 12.9 milionë njësi në tremujorin e katërt.

Analistët parashikojnë se në vitin 2025, tregu i smartphone-ve do të rritet dhe do të kapërcejë 290 milionë njësi të dërguara.

“Përmirësimet e mëtejshme në përvojën e produktit, jetëgjatësia më e madhe e baterisë, dizajni më i hollë dhe i lehtë, faktorët inovativë të formës dhe përvoja e sistemit operativ i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale janë faktorët që do të tërheqin konsumatorët në të gjitha segmentet e ccmimeve” – tha Lucas Zhong, Analist Kërkimor në Canalys.

/ Gsmarena

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like