Bylis fiton bindshëm përballë Teutës

by admin
Spread the love

Nevil Dede feston fitoren e parë me Bylisin përballë Teutës. Në “Adush Muça” skuadra vendase ka dominuar një duel, i cili kishte vetëm një padron.

Falë tri pikëve ballshiotët largohen nga vendi i fundit, i cili aktualisht mbahet nga Laçi me një ndeshje për të luajtur.

Nga dy gola për secilën pjesë shënuan vendasit në “Adush Muçaj”. Kryesori Ditmir Grimçi akordoi nga një penallti për secilën pjesë në favor të Bylisit.

>

Golat u shënuan nga Abazaj (4′), Berko (22′), Ruçi (66′) dhe Gjata (83′). Me këtë humbje, skuadra e Edi Martinit mbetet në vendin e gjashtë.

You may also like