BUDAPEST, 8 nëntor /ATSH-DPA/- Në takimin joformal të BE-së në Budapest, liderët evropianë kanë ngarkuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të hartuar një strategji dhe afat kohor të ri – për të forcuar ekonominë e Bashkimit Evropian.
“Von der Leyen duhet të gjejë mënyrat se si të përmirësojë tregjet financiare të bllokut, sektorin e energjisë dhe telekomunikacionit – për të nxitur investimet dhe rritjen”, sipas një deklarate të përbashkët të liderëve të BE-së.
“Urgjenca për rifillimin e konkurrencës ekonomike të bllokut në raport me SHBA-në dhe Kinën është rritur”, tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp pas samitit joformal të BE-së.
Lufta e gjatë e BE-së për rritje ekonomike u përkeqësua nga pandemia e Covid-19 dhe pasojat e një rritjeje të papritur të çmimeve të energjisë – të nxitura nga pushtimi rus të Ukrainës në 2022.
Von der Leyen vuri në dukje se BE-ja ende merr një sasi të konsiderueshme të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia – dhe se në vend të kësaj ai mund të shkëmbehet me LNG me burim nga SHBA-ja
“BE-ja duhet të angazhohet me SHBA-në, të shikojë interesat e përbashkëta dhe më pas të negociojë”, theksoi ajo. //a.i/