BRUKSEL – Zyrtari i lartë i OKB-së: Asnje ide se ku do të evakuohen banorët e Rafahut

by admin



BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Zyrtari i lartë i OKB-së në Gaza, Philippe Lazzarini tha se ai nuk e kishte idenë se ku të evakuoheshin civilët nga qyteti i Rafahut, pas thirrjeve të qeverisë izraelite për ndihmë.

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), Lazzarini tha se sa herë që njerëzit udhëzoheshin të lëviznin, kjo zonë në Gaza më vonë sulmohej.

“Njerëzit sapo janë zhvendosur nga një vend në tjetrin”, tha Lazzarini.

“Sa herë u thuhet të shkojnë në një vend të caktuar, dhe se ky do të jetë një vend më i sigurt, është vërtetuar se vendi nuk ishte i sigurt”, tha kreu i UNRWA-s.

“Pra, ku do të shkojnë? Nuk mund t’ju jap një përgjigje”, tha Lazzarini.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Hoffmann: Dënojmë ashpër deklaratën e Trump për NATO-n


You may also like