BRUKSEL – Zelensky: Rusia po përgatitet të dërgojë 10 000 ushtarë të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 tetor /ATSH-DPA/- Rusia po përgatitet të dërgojë 10 000 ushtarë të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar burime të shërbimeve sekrete.

“Humbjet e rënda ruse dhe kundërshtimi publik ndaj rekrutimit do të thotë se Moska duhet të përdorë ushtarë të tjerë”, tha sot Zelensky në Bruksel.

“Hyrja e ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë është me të vërtetë urgjente”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se kandidati republikan presidencial i SHBA-së, Donald Trump, ishte dakord me argumentet e tij për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

>

Sipas Zelensky, Trump i tha atij në takimin e tyre të fundit se kishte “argumente të mira” për ta lënë Ukrainën të bashkohej me aleancën e mbrojtjes perëndimore.

“Unë mendoj se Donald Trump më dëgjoi”, tha ai.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një temë e diskutueshme për aleancën, veçanërisht për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga frika e një përshkallëzimi që do të zgjeronte luftën tek anëtarët aktualë.

Zelensky e hodhi poshtë këtë shqetësim, duke argumentuar se një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO nuk do të përfaqësonte një përshkallëzim dhe se veprimet duhet të pasojnë fjalët – nëse vërtet dëshirohet që Ukraina të jetë pjesë e NATO-s.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like