BRUKSEL – Zelensky: Më shumë ndihma përballë këtij dimri të rrezikshëm

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas. Volodymyr Zelensky iu lut të enjten liderëve të Bashkimit Evropian për më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake përpara asaj që ai e quajti një “dimër të rrezikshëm”.

“Ne i bëmë detyrat tona”, tha Zelensky, ”por, pavarësisht përpjekjeve të Kievit për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm më të ftohtë, Ukraina ka nevojë për ndihmë të mëtejshme”.

>

”Mbrojtja ajrore dhe mbështetja financiare për të ndihmuar gjithashtu prodhimin vendas të armëve të Ukrainës janë urgjentisht të nevojshme”, tha Zelensky, ndërsa mbërriti në një samit të liderëve të BE-së në Bruksel.

BE-ja ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, por Hungaria ka bllokuar ndihmën e mëtejshme ushtarake dhe financiare për Kievin prej muajsh.

”Uniteti juaj është gjithashtu një armë dhe është një armë që do të thotë një gjë për të gjithë ne, sigurinë”, tha Zelensky duke iu drejtuar 27 liderëve të bllokut./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like