BRUKSEL, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Për të ruajtur aftësinë e Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur sfidave urgjente të migracionit, tha sot presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne duhet të sigurojmë fonde të mjaftueshme për një sistem efektiv të menaxhimit të migracionit dhe azilit, dhe të jemi të përgatitur për situata të paparashikuara, shkroi Von der Leyen, në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të samitit të planifikuar më 29 dhe 30 qershorit.
“Në mënyrë të ngjashme, bashkëpunimi me partnerët kryesorë kërkon mobilizimin e niveleve adekuate të financimit”, theksoi ajo. //a.i/