BRUKSEL – Tajani: Qendra për emigrantët në Shqipëri? Duket se ka funksionuar mirë!

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Modeli Itali-Shqipëri për emigrantët po mbledh konsensusin e PPE-së sepse në dokumentin që po miratojmë ka një referencë të qartë për këtë marrëveshje, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

”Më duket se është një nismë novatore, e cila është ndjekur me shumë interes”, theksoi ai.

”Me debutimin e qendrës në Shqipëri punët funksionuan mirë”, shtoi Tajani.

“Jo’ trafikantëve të qenieve njerëzore, ‘po’ atyre që duan të vijnë të punojnë në vendin tonë. Në të njëjtën kohë duam të përpunojmë emigrantët e rregullt. Ju e dini se si mendoj unë për çështjen e integrimit, ne kemi paraqitur një projektligj për ius Italiae”, tha Tajani, në kuadër të samitit të Partisë Popullore.

>

Ndërkohë, edhe kryeministri hungarez, Victor Orban dhe lideri i Partisë holandeze të Lirisë, Gert Wilders deklaruan sot se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët është shumë e mirë, ndërkohë që përshëndetën Romën dhe Tiranën për këtë.

”Marrëveshja mes Romës dhe Tiranës për emigrantët është e mirë: urime Italisë!”, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban teksa mbërriti në samitin e parë të Patriotëve (Patriots for Europe), grupimi i tretë më i madh politik në Parlamentin Evropian, në selinë e përfaqësisë hungareze në Bruksel.

“Italia po dërgon njerëz në Shqipëri dhe për ne është një model i mirë, një shembull i mirë”, tha nga ana e tij Wilders.

”Ne në Holandë po mendojmë të bëjmë një gjë të ngjashme në Ugandë. Ka një erë të re në Evropë lidhur me emigrantët që po fryn gjithnjë e më e fortë dhe shpresoj se gjërat do të ndryshojnë”, shtoi ai.

”Jam krenar që Italia e ka bërë këtë hap, do të jetë e suksesshme”, theksoi Geert Wilders, lideri i PVV holandeze./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like