
BRUKSEL, 4 janar /ATSH-DPA/ – Sektori privat i eurozonës u tkurr për muajin e shtatë radhazi, sipas të dhënave të “S&P Global”.
Indeksi i Përbërë i Prodhimit të Eurozonës (HCOB) mbeti i qëndrueshëm në 47,6 në muajin dhjetor.
Vlerësimi i hershëm ishte 47,0. Sondazhi tregoi se kërkesa për produkte dhe shërbime vazhdoi të dobësohej ndërsa nivelet e punësimit ranë përsëri.
Pritshmëritë për rritjen e bizneseve u përmirësuan duke arritur nivelin më të lartë për shtatë muaj rradhazi.
Pavaresisht një ftohjeje të presioneve të kostos së inputeve, inflacioni i ngarkesës së prodhimit u përshpejtua në nivelin më të lartë të gjashtë muajve.
Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI), një indeks i drejtimit të tendencave ekonomike në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, i (HCOB) u rrit pjesërisht në 48,8 në dhjetor krahasuar me 48,7 në nëntor. Shifra ishte shumë më e lartë se vlerësimi i hershëm prej 48,1.
“PMI e përbërë, një tregues i besueshëm i performancës së përgjithshme ekonomike, po jep alarmin e recesionit për Eurozonën”, tha kryeekonomisti i Bankës Tregtare të Hamburgut, Cyrus de la Rubia.
“Parashikohet një tkurrje e njëpasnjëshme në sektorin e prodhimit për tremujorin e katërt”, tha Cyrus de la Rubia.
Në të kundërt, Gjermania dhe Italia mbetën në një gjendje ngecjeje ekonomike.
Ndërkohë, sektori i shërbimeve në Francë regjistroi performancën më të keqe.
Indeksi i përbërë i prodhimit u ngjit në 50,4 krahasuar me 49,8 një muaj më parë.//a.i/