BRUKSEL – Shefi i NATO-s reagon me maturi ndaj planit të fitores të Ukrainës

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte reagoi me maturi ndaj kërkesës së Ukrainës për një ftesë të shpejtë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, si pjesë e “planit të tij të fitores” të shumëpërfolur.

Rutte iu referua një deklarate të NATO-s nga një samit në Uashington që thoshte se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në aleancë ishte “e pakthyeshme”.

Në këtë samit, mbështetësit për një ftese të shpejtë për Ukrainën nuk ishin në gjendje të mbizotëronin kundër kundërshtarëve të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania – të shqetësuar nga një përshkallëzim që do të tërhiqte NATO-n në luftë.

>

Sekretari i përgjithshëm Rutte – në vend të kësaj – theksoi se NATO-ja duhej të sigurohej që Ukraina të ishte në “pozitën më të mirë të mundshme” – nëse qeveria e tij vendoste të hynte në bisedime për t’i dhënë fund luftës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKuvendi, bashkëpunim me AADF për përgatitjen e profesionistëve të rinj


You may also like