BRUKSEL – Rutte: Ukraina mund të përballet me dimrin më të ashpër që nga fillimi i luftës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, në shkurt 2022.

Me Rusinë që po kryen sulme masive kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Rutte tha se “kjo do të nxiste më shumë ndihmë ushtarake”, në një takim të ardhshëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një organ i udhëhequr nga SHBA dhe që së shpejti do të absorbohet në NATO.

Zyrtari i lartë i NATO-s, i cili mori detyrën javën e kaluar, po fliste në selinë e aleancës në Bruksel së bashku me presidentin finlandez Alexander Stubb, udhëheqësi i parë i NATO-s që vizitoi sekretarin e ri të përgjithshëm.

Stubb u bëri thirrje aleatëve të NATO-s – duke veçuar SHBA – të heqin kufizimet mbi armët perëndimore të furnizuara në Ukrainë për të lejuar që objektivat të goditen brenda Rusisë.

“Ukraina duhet të jetë në gjendje ta luftojë këtë luftë pa një dorë pas shpine”, tha Stubb.
Mbështetësit e Ukrainës, përfshirë SHBA-në, deri më tani i kanë mohuar këto kërkesa nga frika e një përshkallëzimi të konfliktit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like