BRUKSEL – Rutte: NATO po heton nëse Koreja e Veriut po dërgon 12 000 trupa në Rusi

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 19 tetor /ATSH-DPA/- NATO po heton nëse Koreja e Veriut po dërgon 12 000 trupa për të mbështetur forcat ruse që luftojnë në Ukrainë, tha sot sekretari i përgjithshëm Mark Rutte.

“NATO është në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët në rajon, veçanërisht Korenë e Jugut, për të mbledhur të gjitha provat”, tha Rutte.

>

“Në këtë moment, qëndrimi ynë zyrtar është se ne nuk mund të konfirmojmë raportet se koreano-veriorët janë aktivisht tani, si ushtarë, të përfshirë në përpjekjet e luftës. Por kjo, natyrisht, mund të ndryshojë”, shtoi ai.

Qeveria ukrainase raportoi se ushtarët e Koresë së Veriut janë në radhët e trupave pushtuese ruse.

“Pheniani tashmë po ofron mbështetje masive për Rusinë me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi”, sipas raporteve të shërbimeve të inteligjencës koreano-jugore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like