BRUKSEL – “Paqe përmes kërcënimeve”, Zelensky kërkon armatime, anëtarësim në NATO

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se kërkon të krijojë një qasje “paqeje përmes kërcënimeve” për të detyruar Rusinë në negociata.

“Kjo nënkupton vendosjen e instalimeve raketore në tokën ukrainase si një formë parandalimi”, tha Zelensky, pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel.

“U kemi kërkuar Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë se Madhe dhe Italisë të furnizojnë Ukrainën me armë”, tha ai.

>

Zelensky tha se Ukraina do të përdorë raketat vetëm nëse Rusia nuk e ndalon luftën.

Presidenti ukrainas ndodhet në Bruksel për t’i paraqitur BE-së dhe NATO-s “planin e fitores” të shumëpritur për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Në planin e tij, Zelensky kërkon gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës në NATO – dhe heqjen e të gjitha kufizimeve për përdorimin e armëve me rreze të gjatë të furnizuar nga perëndimi në Rusi.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar t’i dorëzojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë Taurus, të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash, nga frika e një përshkallëzimi të konfliktit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like