BRUKSEL – Nehammer: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri krijohen mundësi të reja

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Me qendrat e riatdhesimit në Shqipëri, Italia tregoi si të mendosh jashtë kornizave dhe të krijosh mundësi të reja, deklaroi sot kancelari austriak, Karl Nehammer në kuadër të Këshillit Evropian.

“Ne duhet t’u tregojmë qytetarëve evropianë se jemi të aftë të veprojmë dhe se e marrim seriozisht problemin e emigrimit”, nënvizoi ai.

”Fuqia rregullatore e demokracisë funksionon vërtet kur bëhet fjalë për kthimin e njerëzve që nuk lejohen të qëndrojnë për të mbrojtur më mirë kufijtë e jashtëm, për të qenë në gjendje të kryejmë procedurat e azilit në një mënyrë më të shpejtë dhe transparente”, theksoi Nehammer.

>

”Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri krijohen mundësi të reja”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakArtistët e rinj nga Shqipëria, Greqia e Turqia bashkohen në Tiranë për koloninë e artit


You may also like