BRUKSEL – NATO: Mbi 1 milion të vrarë në luftën në Ukrainë

by admin

BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-DPA/- NATO beson se mbi 1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

“Çdo javë, ka mbi 10 000 të vrarë ose të plagosur nga të gjitha anët në Ukrainë”, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në Bruksel.

“Çdo ditë, kjo luftë shkakton më shumë shkatërrime dhe vdekje”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më herët se 43 000 ushtarë ukrainas ishin vrarë në luftë.

Përveç kësaj, 370 000 ushtarë ishin plagosur – gjysma e të cilëve pas trajtimit u kthyen në shërbimin ushtarak.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit citoi shifra të ngjashme.

Në rrjetet sociale, ai shkroi se rreth 600 000 ushtarë rusë ishin vrarë ose plagosur dhe rreth 400 000 ukrainas ishin vrarë deri më sot. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like