BRUKSEL – NATO dhe Ukraina krijojnë qendrën për analizën e taktikave ushtarake ruse në Poloni

by admin



BRUKSEL, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – NATO dhe Ukraina do të krijojnë së bashku në Poloni një qendër për analizën e taktikave ushtarake ruse të përdorura në luftë, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Qëndra do të ngrihet në Bydgoszcz, një qytet në veri-perëndim të Varshavës. Ushtria ukrainase do të ketë mundësi të ndajë raporte me NATO-n rreth përvojave të tyre në luftimin e ushtrisë ruse”, tha Stoltenberg.

Ky projekt ka për qëllim të përfshijë dobësitë dhe pikat e forta të ushtrisë ruse që përballet me armët e furnizuara nga mbështetësit e Ukrainës në aleancën e NATO-s.

Qendra, gjithashtu krijon një strukturë për forcat ukrainase për të mësuar dhe trajnuar së bashku me homologët e tyre aleatë”, tha Stoltenberg. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFjala e plotë e Blinken nga vizita historike në Tiranë: Partneriteti ynë i jashtëzakonshëm, mirënjohës për rolin tuaj


You may also like