BRUKSEL – NATO akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore rumune

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 tetor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte akuzoi sot Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore rumune – pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes të aleancës në Bruksel.

Rutte shprehu solidaritetin e plotë për Rumaninë dhe përgëzoi Forcat Ajrore Rumune dhe komandantin e lartë ushtarak të NATO-s për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe efektive ndaj incidentit të së enjtes.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u takuan sot në Bruksel për të vlerësuar planet e tyre të reja të mbrojtjes – në vazhdën e pushtimit rus në shkallë të plotë në Ukrainë.

“Mbrojtja ajrore dhe raketore mbetet një prioritet për NATO-n”, tha Rutte duke shtuar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rezultuar në shkelje të shumta të hapësirës ajrore të NATO-s – po ashtu edhe të Rumanisë.

>

“NATO do të vazhdojë të rrisë mbikëqyrjen, të shkëmbejë informacion dhe të koordinojë përgjigjet individuale dhe kolektive”, tha Rutte.

Sipas raporteve të Rumanisë, dy avionë luftarakë spanjollë F-18 nga mbikëqyrja ajrore e NATO-s kishin lëshuar alarmin për të kontrolluar situatën përpara se raketa të kalonte kufirin.

Forcat Ajrore Rumune dërguan gjithashtu dy avionë F-16. Megjithatë, sipas raportimeve, pilotët nuk kishin dashur të ndërhynin.

Njerëzit në rajon duhej të strehoheshin në bodrume ose strehimore për shkak të alarmit ajror. Objekti fluturues depërtoi rreth 14 kilometra në hapësirën ajrore rumune. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like