BRUKSEL – Koreja e Jugut do të informojë NATO-n për mbështetjen ushtarake të Phenianit në Ukrainë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-DPA/- Përfaqësuesit e Koresë së Jugut do të mbërrijnë në selinë e NATO-s në Bruksel në fillim të javës së ardhshme për të ndarë informacionet mbi mbështetjen e supozuar të Koresë së Veriut për agresionin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte nënvizoi dje urgjencën e situatës gjatë një konference për shtyp me kryeministren estoneze Kristen Michal, duke vënë në dukje se tema kryesore do të ishte nëse Koreja e Veriut po dërgonte vërtet trupa në Ukrainë.

Rutte tha se një veprim i tillë do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm në luftë.

>

Të premten, Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) akuzoi ushtrinë e Koresë së Veriut se kishte dërguar tashmë rreth 1500 ushtarë në Rusi për stërvitje përpara dislokimit të tyre të pritshëm në Ukrainë.

Në total, agjencia tha se Koreja e Veriut kishte vendosur të dërgonte rreth 12 000 ushtarë për të ofruar mbështetje për Rusinë, duke përfshirë njësitë speciale.

Duke folur në Talin dje në mbrëmje, Rutte tha se ai nuk mund të konfirmonte përfshirjen aktive të ushtarëve të Koresë së Veriut në këtë moment. Megjithatë, ai tha se Seuli do të jepte informacionin më të fundit në fillim të javës së ardhshme. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like