BRUKSEL – Komisioni Evropian 30 milionë euro ndihmë për Libanin

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian njoftoi 30 milionë euro shtesë (33 milionë dollarë) në ndihmë humanitare për Libanin për ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor.

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiç tha se ”ndihma kishte për qëllim të mbështeste njerëzit e prekur nga konflikti në Liban në kohën e duhur, në mënyrë që ata të mund të marrin ndihmë të menjëhershme”.

Komisioni po organizon dërgimin e ndihmës në Bejrut nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve emergjente.

”Më shumë se 104 milionë euro në ndihmë humanitare të BE-së i janë dorëzuar Libanit deri më tani në vitin 2024”, sipas Komisionit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në QSUNT
Artikulli tjetërBE konfirmon mbështetjen për Komisionin e Posaçëm parlamentar Kundër Dezinformimit


You may also like