BRUKSEL – Johansson njofton vonesa për sistemin e ri kufitar

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Një datë e fillimit (10 nëntor) për një sistem të ri të kontrollit kufitar të BE-së i quajtur Sistemi Hyrje/Dalje (EES) nuk është më i realizueshëm, tha sot komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

”Nuk ka gjithashtu një afat kohor të ri”, tha Johansson në një konferencë për shtyp në Luksemburg.

”Shpresoj se mund të fillojmë sa më shpejt”, shtoi ajo, ”në varësi të një vlerësimi të planifikuar ligjor”.

U diskutua mundësia e një prezantimi gradual të sistemit EES.

Ministrat e Brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar migrimin, zonën e udhëtimit pa viza të Bashkimit Evropian, zonën Schengen dhe vendosjen e sistemit të ri të kontrollit kufitar.

Gazeta britanike ”Financial Times” raportoi fillimisht mbi paralajmërimet nga Franca, Gjermania dhe Holanda rreth EES së bashku me shqetësimet nga industria e udhëtimeve për ndërprerje të mëdha.

Para takimit, të tre vendet i thanë Komisionit Evropian se ”sistemi i ri nuk ishte ende mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe se testet kombëtare të kërkuara për futjen e EES nuk janë kryer”.

”Pritet që 40% e trafikut të prekur nga EES-i i ri të udhëtojë nëpër këto tre vende”, tha një diplomat i BE-së.

Johansson konfirmoi sot se Franca, Gjermania dhe Holanda ishin tre vendet që njoftuan se nuk ishin gati.

Sistemi i automatizuar kërkon që udhëtarët që mbërrijnë në bllok nga një vend joanëtar i BE-së, të regjistrojnë informacionin e tyre personal si imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve në aeroporte./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like