BRUKSEL – BE zgjeron autorizimin e vaksinës kundër lisë tek adoleshentët

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 20 shtator /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian zgjeruar sot autorizimin e vaksinës kundër lisë (Imvanex) për adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç.

“Megjithëse rreziku i përgjithshëm për t’u infektuar me virusin e lisë për popullatën e përgjithshme të BE-së mbetet i ulët, ne po punojmë vazhdimisht në nivel të BE-së për të siguruar gatishmëri të lartë”, tha komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

Vaksina Imvanex është e vetmja vaksinë kundër lisë e autorizuar aktualisht në BE, së bashku me një trajtimin antiviral (Tecovirimat SIGA).

Autorizimi bazohet në rekomandimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), e cila vlerësoi se vaksina ishte efektive dhe e sigurt për këtë grupmoshë.

Vaksina Imvanex u autorizua për herë të parë në BE në vitin 2013 – për të mbrojtur të rriturit kundër lisë, përpara se autorizimi i saj të zgjerohej për të mbrojtur të rriturit kundër virusit në 2022.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e vaksinës, veçanërisht për Afrikën, EMA i dha prioritet të lartë vlerësimit të zgjerimit të autorizimit të vaksinës tek adoleshentët”, tha Komisioni Evropian.

“Vetëm përmes bashkëpunimit global ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë urgjencat shëndetësore”, tha Kyriakides. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like