BRUKSEL – BE vendos sanksione të reja për të kundërshtuar sulmet hibride ruse

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 8 tetor /ATSH-DPA/- Vendet e BE-se kanë planifikuar të godasin Rusinë me sanksione të reja – në përgjigje të aktiviteteve armiqësore si sulmet kibernetike – me një kuadër të ri ligjor për masat ndëshkuese të shpallura sot.

Sistemi i ri për masat ndëshkuese është në përgjigje të asaj që vendet e BE-së thanë se ishte fushata e vazhdueshme e aktiviteteve hibride ruse për të destabilizuar sigurinë e Bashkimit Evropian.

“Kjo fushatë është rritur së fundmi përmes operacioneve të reja në tokën evropiane”, sipas deklaratës së BE-së.

Regjimi i ri i sanksioneve do të mbulojë gjithashtu veprimet ruse në vendet jo anëtare të BE-së – që minojnë proceset demokratike zgjedhore.

Kërcënime të tjera hibride ruse që mund të shkaktojnë sanksione të reja të BE-së janë fushatat e koordinuara të dezinformimit, grumbullimi i migrantëve për të kapërcyer kufijtë e bllokut, si dhe zjarrvëniet dhe sabotimet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Disleksisë
Artikulli tjetërKurti: Kosova destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime


You may also like