BRUKSEL – BE thirrje për forcimin e euros dhe zgjerimin e masave

by admin

BRUKSEL, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Përballë rritjes së tensioneve gjeopolitike, krizave ekonomike dhe ndryshimeve klimatike, liderët e BE-së po bëjnë thirrje që të forcohet euro dhe të zgjerohen masat e përbashkëta të politikës ekonomike.

“Ne po përballemi me sfida të reja që vendet nuk mund t’i trajtojnë të vetme”, tha presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde dhe udhëheqës të tjerë të lartë në faqen e internetit të BQE-së.

Mes tyre përfshiheshin gjithashtu presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, presidentja e Parlamentit të BE-së Roberta Metsola dhe presidenti i Eurogrupit, Pascal Donohoe.

Euro feston 25 vjetorin e saj në fund të vitit. Ajo u bë kurs ligjor për 11 nga 15 shtetet e atëhershme anëtare të Bashkimit Evropian më 1 janar 1999, fillimisht në mënyrë elektronike, më pas si monedhë në 2002.

“Zgjidhjet duhet të përqafojnë shkallën e mundësuar duke punuar së bashku në Evropë”, thanë liderët e BE-së.

“Kjo përfshin ndërtimin e një bashkimi të tregut të kapitalit, përdorimin e instrumenteve dhe masave evropiane për të rritur konkurrencën dhe për të rritur sigurinë”, shtuan ata.

Për të arritur këtë, duhet punuar për euro dixhitale që mund të plotësojë paratë e gatshme dhe ta sjellë monedhën e përbashkët “në epokën dixhitale”.

Përgatitjet për një version dixhital të monedhës së përbashkët kanë qenë duke u zhvilluar prej vitesh.

Pas punës për teknologjinë dhe mbrojtjen e të dhënave, BQE nisi një fazë përgatitore dy-vjeçare më 1 nëntor, në të cilën do të finalizohen rregullat dhe rregulloret për euron dixhitale.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like