BRUKSEL – BE pret vendet e Gjirit për të biseduar për krizat dhe bashkëpunimin

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Përfaqësues të nivelit të lartë nga rajoni i Gjirit do të takohen sot me homologët e tyre të Bashkimit Evropian në Bruksel për samitin e parë midis dy organizatave rajonale.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani do të jetë pritësi i takimit, së bashku me presidentin në largim të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat formojnë Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, janë bërë partnerë gjithnjë e më të rëndësishëm për BE-në vitet e fundit.

Importet e lëndëve djegëse minerale nga rajoni në BE janë trefishuar që nga viti 2020, të përkeqësuar nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia dhe ndryshimi drastik që rezultoi në burimet e furnizimit me energji të Evropës.

>

Përveç energjisë, bisedimet ka të ngjarë të prekin tema më të diskutueshme si mbështetja e BE-së për Ukrainën dhe dënimi i veprimeve të Rusisë, konflikti në Lindjen e Mesme dhe politika e vizave.

“Ne nuk jemi dakord për të gjitha temat”, theksoi një zyrtar i lartë i BE-së i ngarkuar me përgatitjen e takimit.

Bashkëpunimi ekonomik është gjithashtu në agjendë, me tregtinë midis dy rajoneve që pritet të gjenerojë 170 miliardë euro (186 miliardë dollarë), sipas të dhënave të BE-së.

Negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy rajoneve filluan në vitin 1990, por u pezulluan në vitin 2008 për shkak të sfidave të ndryshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like