BRUKSEL – BE miraton tarifa mbi 36 % për makinat elektrike kineze

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 5 tetor /ATSH-AA/ – Vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë dhënë dritë jeshile për tarifat mbi 36 për qind për makinat elektrike kineze.

Siç raporton agjencia shtetërore italiane e lajmeve ANSA, në propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e tarifave të reja, dhjetë vende votuan pro, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan.

Një shumicë e cilësuar pro ose kundër propozimit për vendosjen e tarifave përfundimtare u arrit dhe për këtë arsye vendimi iu la komisionit, i cili siguron se do të “vazhdojë të punojë shumë me Pekinin për eksploruar një zgjidhje alternative që duhet të jetë plotësisht në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë.

Agjencia italiane e lajmeve pohoi se Komisioni Evropian e sheh zhvillimin një hap të mëtejshëm përpara drejt përfundimit të hetimit kundër subvencioneve nga shteti kinez për prodhuesit e makinave elektrike.

Sipas raportit, Italia dhe Franca ishin ndër vendet që votuan pro, Gjermania ishte një nga pesë vendet që votuan kundër, ndërsa Spanja abstenoi.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – ”Science Daily”: Njerëzit shkaktuan zhdukjen e 600 llojeve shpendësh


You may also like