BRUKSEL – BE drejt sanksioneve të reja për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në Moldavi

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për sanksionet e reja lidhur me përpjekjet e supozuara të Rusisë për të fituar ndikim politik në Moldavi, deklaroi ministrja e Jashtme rumune, Luminita Odobescu.

Sanksionet e BE-së synojnë aktorët dhe organizatat ruse të akuzuara për destabilizimin e demokracisë dhe sigurisë së ish-kombit sovjetik përpara një referendumi vendimtar për anëtarësimin në BE dhe zgjedhjet presidenciale më vonë këtë muaj.

”Është thelbësore të dërgohet një mesazh i qartë politik i mbështetjes”, theksoi Luminita.

Rumania ndan një kufi me Moldavinë.

Odobesku njoftoi se pesë individë dhe një njësi janë në shënjestër të masës.

”Është  gjithashtu e rëndësishme të forcohet qëndrueshmëria e Moldavisë për të kundërshtuar propagandën ruse dhe kërcënimet hibride që u intensifikuan përpara zgjedhjeve dhe referendumit”, theksoi ajo./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSamiti i Procesit të Berlinit 2024, Rama ndan foton familjare


You may also like