BRUKSEL – BE dënon tentativat e manipulimit të Rusisë në Moldavi

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 tetor /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian akuzoi Rusinë për ndërhyrje “të paprecedentë” në votimet e fundit në Moldavi, të cilat u panë si ndër më të rëndësishmet në historinë post-sovjetike të vendit.

“Bashkimi Evropian dënon ndërhyrjen e pashembullt keqdashëse të Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe referendumin kushtetues të Moldavisë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, në emër të 27 vendeve anëtare të bllokut.

Moldavët u thirrën të dielën për të votuar në një referendum kushtetues dhe zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet treguan një shumicë e vogël në favor për të përfshirë në kushtetutë kursin pro-Bashkimit Evropian – dhe një fitore në raundin e parë të presidentes aktuale pro-perëndimore, Maia Sandu, e cila do të përballet me balotazhin e zgjedhjeve në nëntor.

>

Pavarësisht diferencës së ngushtë ne votime, vendet e BE-së mirëpritën rezultatin e referendumit dhe vlerësuan qytetarët moldavë për zgjedhjen e tyre historike.

“Ky votim pasqyron aspiratat e tyre për një Moldavi paqësore, të pavarur, të qëndrueshme, demokratike dhe të begatë”, tha BE-ja

Detajet mbi ndërhyrjen ruse në Moldavi nuk përmenden në deklaratën e BE-së.

Pas votimit, Sandu tha se kishte prova që ishin blerë 300,000 vota.

Për më tepër, dhjetëra milionë euro dyshohet se ishin shpenzuar nga grupet kriminale në bashkëpunim me fuqitë e huaja për të përhapur gënjeshtra dhe propagandë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like