Brdaric: Pësojmë gola të thjeshtë, po na shkon puna dëm

by admin
Spread the love

Tomas Brdaric shpreh keqardhjen për golin e pësuar në fund, duke theksuar se skuadra e tij po ndëshkohet shumë thjesht.

“Nuk ndihem mirë, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë, kundër një ekipi shumë të fortë si Partizani, ishte një ndeshje e balancuar, detajet janë shumë vendimtare në futboll. 10 minutat e fundit jam i kënaqur me performancën e ekipit, por pësojmë shumë gola të thjeshtë, nuk mund të ndodhë kjo në qoftë se duam të rrimë në krye. Gjithë puna shkon dëm nëse pësojmë kështu gola.”

Forma e lojtarëve: “Ne besojmë në lojtarët tanë, duhet të tregojnë që duhet të rrinë në fushë për Vllazninë. Lojtarët që u aktivizuan bënë performancë të mirë. Mala dhe Balaj nuk kanë bërë stërvitje të plotë gjatë javës, janë lojtarë kyç për ne. Delaj dhe Dodaj kanë të ardhme të ndritur, po ashtu dhe lojtarë të tjerë. Çdo gjë vjen në kohën e duhur”. 

>

Golate pësuar: “Kemi pësuar shumë gola. Mbrojmë të gjithë bashkë. Luajmë të gjithë lojtarët me topin. Duhet të bëjmë futboll që të jemi stabël. Kemi humbur shumë topa në qendër. Nuk kishte diçka taktike”.  

You may also like