BRAZIL – Vieira: Putini mund të rrezikojë arrestimin në G20

by admin
Spread the love

RIO DE ZHANEIRO, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm brazilian ,Mauro Vieira ka pranuar se gjyqësori i vendit të tij mund të urdhërojë arrestimin e Vladimir Putinit, nëse presidenti rus shkon në Rio de Zhaneiro, në nëntor, për G20-n.

Ndërsa nënvizoi se ekziston një traditë e imunitetit për krerët e shteteve, anëtari i qeverisë progresive të presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva nuk e përjashtoi mundësinë, me të gjitha efektet diplomatike që do të vinin prej saj.

“Unë nuk mund ta kufizoj një gjyqtar, as të imagjinoj apo të hamendësoj se çfarë do të bëjë. Shumë gjëra të tjera mund të ndodhin”, theksoi Vieira gjatë një interviste për CNN Brasil duke nënvizuar se ”kreu i Kremlinit do të vijë në Brazil nëse do ose mundet”.

Putin ka një urdhërarresti të lëshuar kundër tij vitin e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale duke detyruar 124 vendet anëtare të saj ta arrestojnë dhe ta transferojnë për t’u gjykuar në Hagë.

Brazili nënshkroi dhe ratifikoi Statutin e Romës, i cili krijoi gjykatën ndërkombëtare.

Udhëheqësi rus akuzohet për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi gjatë luftës që filloi në 2022, e cila përbën një krim lufte./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like