Botërori i mundjes në Shqipëri, Prizreni: 2024, një vit historik

by admin
Spread the love

Shqipëria organizon për herë të parë botërorin e mundjes për moshën 23 vjeç dhe të rritur, në peshat jo olimpike. Me pjesëmarrjen e 2300 sportistëve nga 80 shtete, kjo veprimtari do të vijë drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ka nisur të hënën Kampionati Boteror i Mundjes për moshën deri në 23 vjeç dhe për të rritur peshat jo olimpike. Një veprimtari madhore ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në sallën sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik në Tiranë. Në një transmetim maratonë, me garat e paradites dhe të pasdites, gjithçka për dhjetë ditë do të vijë drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

80 shtete pjesëmarrëse kanë sjellë 2300 sportistë. Botërori ka ngritur siparin me ceremoninë e hapjes, ku presidenti i FSHM-së, Sahit Prizreni me të drejtë e ka quajtur 2024, një vit historik për sportin e mundjes.

>

“Viti më i suksesshëm në historinë e mundjes shqiptare me medaljet e bronzit që erdhën nga Olimpiada e Parisit. Vlerësoj punën dhe sakrificat që bënë sportistët. Mundja krenohet me veprimtaritë madhore që bën”.

Këtë veprimtari e ka përshëndetur, Theodoros Hamakos, zv president i federatës botërore të mundjes. Në fjalën e tij ai ka falenderuar FSHM, KOKSH dhe presidentin e tij Fidel Ylli për bashkëpunimin në organizimin perfekt të këtij eventi. Në ditën e parë të botërorit, ata që u eliminuan nga Shqipëria ishin Ardit Zeneli në peshën 72 kilogram, që u mund 2-13 nga japonezi Oko.

Si dhe Daniel Dajani në peshën 67 kilogram që u mund 1-10 nga mundesi Beishekev. Boterori i mundjes përfundon më 31 tetor.

You may also like