BOSNJE-HERCEGOVINË – 14 të vdekur pas përmbytjeve të paprecedenta

by admin
Spread the love

JABLANICË, 4 tetor /ATSH-FENA-AA/ – Deri tani kemi 14 viktima të konfirmuara, pra janë gjetur 14 trupa, fatkeqësisht me tendencë që ky numër tashmë tragjik të rritet, deklaroi sot Darko Juka, shef i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Këshillin e Lartë të Shtetit.

Qeveria boshnjake njoftoi ndërkohë se janë raportuar edhe shumë persona të zhdukur.

Bosnje-Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit.

Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Autoritetet njoftojnë se fatkeqësia ka ndikuar edhe në rrjetin e komunikimit celular, duke shkaktuar ndërprerje.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga rrëshqitje dheu, përmes së cilave qytetarëve u është bërë thirrje që t’i shmangin disa rrugë.

Rrëshqitje të dheut dhe gurëve janë raportuar në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë – Mostar si dhe në rrugën Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinje.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Kreshevës, Renato Pejhak, situatën e ka cilësuar si “apokaliptike”./   /os/

The post BOSNJE-HERCEGOVINË – 14 të vdekur pas përmbytjeve të paprecedenta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like