Borell: Zgjerimi ka një rol qendror në qasjen gjeopolitike të BE-së

by admin
Spread the love

Qëndrimi i qartë i Komisionit Evropian është se zgjerimi ka një rol qendror në qasjen gjeopolitike të BE-së, tha sot përfaqësuesi i lartë për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borel, gjatë prezantimit të Paketës së raporteve për zgjerimin.

– Qytetarët presin që Bashkimi Evropian të veprojë për të garantuar stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë.

Nëse nuk mund ta bëjmë në lagjen tonë më të afërt, është e vështirë të besohet se do të arrijmë ta bëjmë në pjesët më të largëta të botës, theksoi Borel, duke shtuar se Bashkimi Evropian nuk do të jetë vetëm një vëzhgues i ngjarjeve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Borel theksoi se në pesë vitet e fundit jemi përballur me sfida të paprecedentë në sferën e shëndetit, mjedisit dhe sigurisë dhe gati 1000 ditë më parë Rusia filloi agresionin e plotë kundër Ukrainës.

MARKETING

>
-->



You may also like