BM – Stirup: Pasoja të tmerrshme nëse Evropën e lënë nervat ndaj Ukrainës

by admin
Spread the love



LONDER, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Një ish-shef i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se “pasoja të tmerrshme” do të pasonin nëse liderët evropianë nuk do të qëndronin të qetë dhe nuk do të vazhdonin të mbështesin Ukrainën.

Lordi Stirrup, i cili shërbeu si kreu i Forcave të Armatosura midis 2006 dhe 2010, pranoi se kishte “shenja të rritjes së lodhjes nga lufta” dhe një dëshirë për t’i dhënë fund konfliktit me çdo kusht.

Por, ai tha se ky do të ishte një “gabim katastrofik” dhe do ta bënte më të mundshëm perspektivën e një lufte më të gjerë, pasi ai parashikoi që presidenti rus Vladimir Putin përfundimisht do të injoronte çdo marrëveshje me Ukrainën.

>

Zyrtarët perëndimorë në fillim të këtij muaji deklaruan ”se nuk mund të “shikonin asnjë perspektivë për negociata së shpejti” për luftën, e cila ka vazhduar që nga viti 2014 me Rusinë që ka nisur një pushtim të plotë në shkurt 2022”.

Duke folur gjatë një debati në Dhomën e Lordëve, Lordi Stirrup tha se kishte qenë një vit “i vështirë” për Ukrainën pasi mungesat e armëve dhe personelit po “pengonin” përpjekjet e saj për të trajtuar “luftën e forcës së shkatërrimit” të ndjekur nga Rusia./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGJERMANI – Scholz: Dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi është shqetësues


You may also like