BM – Starmer: Vaksina kundër obezitetit ndihmon ekonominë tonë dhe sistemin shëndetësor

by admin
Spread the love

LONDËR, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Masat e reja për dobësim mund të ndihmojnë në nxitjen e ekonomisë në Britaninë e Madhe duke i kthyer njerëzit në punë, deklaroi kryeministri britanik, Keir Starmer.

Starmer theksoi se ”vaksinat kundër obezitetit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e presionit mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS)”.

Kjo masë vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting sugjeroi që ”vaksinat për dobësim mund t’u jepen njerëzve të papunë për t’i ndihmuar ata të kthehen në punë”.

>

“Mendoj se këto barna mund të jenë shumë të rëndësishme për ekonominë tonë dhe për shëndetin. Ky ilaç do të jetë shumë i dobishëm për njerëzit që duan të humbin peshë, kanë nevojë për të humbur peshë, shumë i rëndësishëm për ekonominë në mënyrë që njerëzit të kthehen në punë”, shtoi ai.

”Shumë e rëndësishme për NHS sepse, siç e kam thënë herë pas here, po, ne kemi nevojë për më shumë para për NHS-në tonë dhe duhet të mendojmë ndryshe. Ne duhet të reduktojmë presionin mbi NHS. Kështu që kjo do të ndihmojë në të gjitha ato fusha”, theksoi ai.

”Obeziteti i kushton NHS-së 11 miliardë paund në vit, më shumë se pirja e duhanit. Dhe kjo po frenon ekonominë tonë”, theksoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like