BM – Starmer: Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite

by admin
Spread the love



LONDËR, 26 tetor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe i ka kërkuar Teheranit të mos hakmerret pasi Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore që shënjestruan objektet ushtarake në Iran gjatë natës.

Qeveria tha se po monitoronte “nga afër” situatën në Lindjen e Mesme pas sulmeve herët në mëngjes.

“Unë jam i qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje”, tha kryeministri Keir Starmer në një konferencë për shtyp në Samoa.

“Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të shmangur përshkallëzimin e situatës në të gjithë rajonin”, tha Starmer.

>

Izraeli konfirmoi se ka përfunduar valën e tij të sulmeve ajrore, duke thënë se avioni i tij kishte goditur objektet e prodhimit të raketave – me të cilat Irani kishte sulmuar shtetin e Izraelit vitin e kaluar.

Irani tha se sulmet ajrore synonin bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran.

Sipas Teheranit, sulmet ajrore kishin shkaktuar “dëm të kufizuar”. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakProkurimi Publik, Myzyri: Digjitalizimi i procesit të ankesave ka rritur aksesueshmërinë


You may also like