BM – Mijëra protestues pro-palestinezë mblidhen në qendër të Londrës

by admin
Spread the love

LONDËR, 5 tetor /ATSH-DPA/- Dhjetëra mijëra protestues pro-palestinezë u mblodhën sot në qendër të Londrës – me një operacion “të rëndësishëm” policor në vend – në të gjithë kryeqytetin ndërsa ngjarjet shënojnë përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit në Izrael.

Rreth 200 aktivistë pro-palestinezë u mblodhën në Sheshin Bedford sot në mëngjes përpara një marshimi të planifikuar mes një pranie të madhe policie.

Disa prej tyre mbanin në duar flamuj libanezë dhe iranianë dhe pankarta ku thuhej “Ne nuk qëndrojmë përballë gjenocidit” dhe “Sionizmi është racizëm”, ndërsa shumë të tjerë brohorisnin “Palestina e lirë”.

“Një operacion “i rëndësishëm” policie është duke u zhvilluar në të gjithë Londrën në përgjigje të protestave të planifikuara dhe ngjarjeve përkujtimore”, tha Policia Metropolitane.

Të dielën pasdite, në Hyde Park do të zhvillohet një ngjarje përkujtimore, e organizuar nga bordi i deputetëve të hebrenjve britanikë, Këshilli i Lidershipit Hebre dhe grupe të tjera. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like