BM – Mbreti Charles III në spital për efektet anësore të trajtimit të kancerit

by admin

LONDËR, 27 mars /ATSH-DPA/ – Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe kaloi një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital, pasi përjetoi efekte anësore nga trajtimi i tij i kancerit, tha sonte Buckingham Palace.

Charles ka anuluar disa aktivitete për t’i dhënë përparësi rimëkëmbjes së tij dhe tani është kthyer në Clarence House.

Buckingham Palace tha në një deklaratë se ”pas trajtimit të planifikuar dhe të vazhdueshëm mjekësor për kancerin këtë mëngjes, mbreti përjetoi efekte anësore të përkohshme që kërkonin një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital”.

Charles u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit në shkurt 2024 dhe u kthye në detyrat publike në prill, pavarësisht se ende i nënshtrohej trajtimit javor.

Ai ka pasur një seri të ngjeshur angazhimesh këtë javë, duke përfshirë një pritje për mediat, një vizitë në një ekspozitë bujqësore dhe do të bëjë një vizitë historike shtetërore në Itali në vetëm 10 ditë.

Mbreti do të takohej sot edhe me ambasadorët në Pallatin Buckingham, por këto u shtynë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like