BM – Lammy bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut

by admin
Spread the love

LONDER, 22 shtator /ATSH-DPA/- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy ka bërë thirrje per “armëpushim të menjëhershëm” midis Izraelit dhe Hezbollahut pas një “përshkallëzimi shqetësues”.

Lammy tha se armiqësitë e vazhdueshme nuk ishin në “interesin e askujt” – ndërsa këshilloi shtetasit britanikë në Liban që “të largohen tani”.

Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Kassem, tha se grupi i tij tani ishte në një betejë të pafundme me Izraelin.

Deklarata e tij erdhi pas një valë shpërthimesh në telekomandat e dorës që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 37 njerëz – përfshirë dy fëmijë – dhe duke plagosur rreth 3 000 të tjerë.

Sulmet besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, edhe pse presidenti izraelit Isaac Herzog ka hedhur poshtë çdo lidhje me operacionin kundër Hezbollahut.

“Ne kurrë nuk e kemi harruar qëllimin përfundimtar, një rrugë të pakthyeshme drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, tha Lammy duke fokur për reagimin e qeverisë së re ndaj konfliktit Izrael-Gazë.

“Unë besoj në të drejtën e Izraelit për të qenë i sigurt. Unë gjithashtu besoj në drejtësinë e çështjes palestineze”, shtoi ai.

“Vetëm pasi palestinezët dhe izraelitët të kenë të njëjtat të drejta themelore – sovranitet, siguri dhe dinjitet në shtetet e tyre të pavarura dhe të njohura – atëherë ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë”, shtoi Lammy.

“Në ditët e fundit, ne kemi parë një përshkallëzim shqetësues midis Izraelit dhe Hezbollahut libanez. Kjo nuk është në interesin e askujt.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like