BM – Healey&Pistorius: Prania e trupave të Koresë së Veriut në Rusi është shenjë e dëshpërimit të Putinit

by admin
Spread the love

LONDËR, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Prania e mundshme e trupave të Koresë së Veriut në Rusi është një shenjë e dëshpërimit të presidentit Vladimir Putin dhe mund të ndezë një konflikt më të gjerë global, kanë paralajmëruar ministrat e Mbrojtjes nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Sekretari i Mbrojtjes, John Healey tha se ishte “shumë e mundshme që të kishte trupa të Koresë së Veriut në Rusi, por nuk ishte ende e qartë nëse ato ishin dërguar në vijën e parë të luftës me Ukrainën”.

Ai tha se ”përveç se është një përshkallëzim i luftës në Evropë, ekzistonte gjithashtu një lidhje e pandashme me tensionet në Gadishullin Korean dhe rajonin më të gjerë të Paqësorit”.

>

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se “ne po kontrollojmë implikimet e së drejtës ndërkombëtare” të zhvillimit, por është një lloj përshkallëzimi.

Ai tha se nuk ishte e qartë se sa trupa ishin të përfshirë (vlerësimet variojnë nga 1 500 në 12 000).

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Healey dhe Pistorius paralajmëruan se ”konfliktet ndërkombëtare po afrohen shumë shpejt”.

”Koreja e Veriut dërgon, siguron municione, armë për Rusinë. Rusia që ofron… sisteme teknike, naftë dhe gaz e kështu me radhë”, shtojnë ata./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like