Bllokohet përkohësisht qarkullimi i trafikut në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë – Shqip

by admin
Spread the love

Policia në Gjilan ka njoftuar se për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan- Prishtinë, gjegjësit në Parallovë, nga ora 14:30 deri në 16:00, kjo pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar për trafik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot me datën 16.10.2024 në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallove, duke filluar nga ora 14:30 e deri në ora 16:00, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë i bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik”.

Policia kërkon mirëkuptim të pjesëmarrësve në trafik dhe ka treguar se cilat rrugë të shfrytëzohen.

>

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohorë të shfrytëzojnë rrugët alternative si:

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila  shpie në magjistralen Ferizja – Prishtine dhe Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan.”

You may also like