BERLIN – Von der Leyen: Zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së

by admin
Spread the love



BERLIN, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Nuk ishte kështu 10 vite më parë, por sot zgjerimi është me të vërtetë në krye të agjendës sonë, deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

”Janë dy kushte kryesore: përafrimi me vlerat evropiane dhe respektimi i shtetit të së drejtës. Integrimi ekonomik dhe kjo është ajo që parashikonte procesi i Berlinit”, shtoi ajo.

”Ju përgëzoj për rolin ndërmjetësues që ende luan Gjermania”, tha Von der Leyen duke iu drejtuar kancelarit Scholz.

“Ne kemi nevojë për një urë midis tregut rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe tregut unik. Dhe kjo urë është Plani i Rritjes që ne po çojmë përpara”, shpjegoi Von der Leyen duke nënvizuar se “procesi i Berlinit është një histori suksesi”.

“Është shumë e rëndësishme që të ketë vullnet politik për të punuar së bashku. Është një proces që ka të bëjë me çdo vend individual dhe bazohet në merita, por padyshim sa më shumë kandidatë të ketë në procesin e pranimit, aq më mirë do të jetë”, tha ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMeta për eksportet: Tregues i krizës dhe tkurrjes së ekonomisë në vend


You may also like