BERLIN – Scholz: Shpresoj që vendet e BP të mund të anëtarësohen në BE brenda 10 viteve

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 tetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se shpreson që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa priti liderët nga rajoni për një samit në kryeqytetin gjerman.

“Shpresoj se nuk do të duhen edhe 10 vjet – përpara se të gjashtë shtetet, më në fund të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz, duke iu referuar Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kancelari u shfaq së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, Scholz tha se konfliktet e kaluara vazhdojnë të pengojnë bashkëpunimin, me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – një burim i veçantë mosmarrëveshjesh.

“Këmbëngul që të dyja palët të zbatojnë plotësisht zotimet e tyre”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like