BERLIN – Scholz: Për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të kalojmë nga fjalët te veprat

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian dhe ky parashikim sigurisht që nuk është i ri, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë për shtyp, në fund të samitit të procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

”Ajo iu dha gjashtë shteteve nga Bashkimi Evropian në Selanik më shumë se 20 vjet më parë. Prandaj është koha që këto fjalë të pasohen nga veprime konkrete”, theksoi ai.

“Gjermania krijoi të ashtuquajturin Procesi i Berlinit 10 vjet më parë. Që nga viti 2014, në Ballkanin Perëndimor ne kemi qenë të përkushtuar për të kapërcyer ndarjet, për të krijuar lidhje të reja dhe për të lidhur më shumë gjashtë vendet ngushtë së bashku”, kujton Scholz, i cili tha se donte ta “çonte përpara” këtë iniciativë “në maksimumin”.

”Gjatë takimit të sotëm është arritur progres i rëndësishëm që ua lehtëson jetën qytetarëve të rajonit siç është “plani i veprimit për tregun e përbashkët rajonal i sapo nënshkruar”, shpjegoi ai.

”Një shembull i dytë është marrëveshja e mobilitetit për të nxitur shkëmbimin e studentëve”, shtoi ai.

”Gjithashtu u ra dakord për një deklaratë të përbashkët për të punuar më ngushtë së bashku, për të luftuar migracionin dhe krimin e organizuar, një plan veprimi për të luftuar mbetjet plastike dhe një angazhim për të përshpejtuar Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2030”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like