BERLIN – Scholz: Kontrollet kufitare gjermane do të vazhdojnë për një kohë të gjatë

by admin
Spread the love



BERLIN, 9 tetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz rikonfirmoi se kontrollet në kufijtë gjermanë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e mundur.

“Ne do ta bëjmë këtë për aq kohë sa nevojitet. Dhe kjo do të jetë një kohë shumë e gjatë”, tha Scholz në një program special në stacionin televiziv RTL.

Që nga 16 shtatori, në të gjithë kufijtë gjermanë janë kryer kontrolle për të reduktuar numrin e hyrjeve të paautorizuara.

Kontrolle të reja janë zbatuar në kufijtë tokësorë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.

Tashmë ka pasur kontrolle të përkohshme në kufirin me Francën – që nga fundi i korrikut për shkak të Lojërave Olimpike.

Kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën kanë pasur kontrolle më të rrepta për një periudhë më të gjatë. Vendimi thuhet se ka shkaktuar zemërim në vendet fqinje. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKumbaro: “Albanian Trails”, i pari website zyrtar shtetëror për shtigjet natyrore


You may also like