BERLIN – Scholz kërkon armëpushim në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme dhe shprehu solidaritetin me Izraelin, në përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas.

“Të dashur miq në Izrael, ne jemi pranë jush, ne jemi në anën tuaj”, theksoi Scholz në hapjen e një konference mbi zhvillimin e qëndrueshëm në qytetin verior gjerman të Hamburgut.

Scholz gjithashtu theksoi vuajtjet e palestinezëve në Gaza pas një viti lufte.

“Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga përvoja e përditshme e dhunës dhe urisë. Kjo është arsyeja pse qeveria federale po bën thirrje për një armëpushim, për lirimin e pengjeve, për një gjyq politik, edhe pse tani duket më larg se kurrë”, theksoi ai.

Zgjidhja e vetme e konfliktit për Scholzin është ajo me dy shtete, në mënyrë që “izraelitët dhe palestinezët të jetojnë përgjithmonë krah për krah”.

”Por, ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse parandalohet një përshkallëzim më i gjerë në rajon”, argumentoi kancelari duke i bërë thirrje milicisë libaneze Hezbollah dhe mbështetësve të saj në Iran që ”t’i japin fund sulmeve të tyre”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like